image Rritje e numrit të të infektuarve në SHBA, paralajmërohet kufizime lokale

Rajon

Rritje e numrit të të infektuarve në SHBA, paralajmërohet kufizime lokale

news image

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje të numrit të të prekurve me koronavirus. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 32 mijë e 700 raste të reja, shifër kjo më e larta që nga muaji prill.

SHBA-ja ka shtuar numrin e testimit, por zyrtarët kanë shprehur shqetësim me shifra të reja, pasi muajt e fundit numri i të infektuarve kishte një tendencë të rënies.

Guvernatori i Teksasit u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse shteti po përballet me një “shpërthim masiv” të virusit, ndërsa guvernatori i Arizonës u bëri thirrje njerëzve të vendosin maska.

Në Teksas, guvernatori, Greg Abbott tha se mund të ketë nevojë për kufizime të reja lokale për të mos u ngarkuar spitalet me pacientë.

Kalifornia më 24 qershor raportoi më shumë se 7,000 raste të reja në një periudhë 24-orëshe, një rritje prej 25 përqind në krahasim me rekordin e vendosur javën e kaluar.

Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatorët e këtyre tri shteteve, që më parë kanë qenë vetë qendra të përhapjes së këtij virusi, kanë bërë të ditura masat e reja ditën e mërkurë.

“Rregulla e karantinës do të aplikohet për shtete ku 10 për qind e popullsisë është e infektuar me koronavirs, duke marrë parasysh një mesatare shtatëditore”, ka thënë Cuomo. /Gazeta Sinjali/