Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 694 teste për koronavirus, prej të cilave 225 raste kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe gjashtë pacientë.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 96 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 18 mijë e 363, prej të cilëve 15 mijë e 164 janë shëruar, ndërsa 749 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 450./Gazeta Sinjali/