image Rritje drastike e të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rritje drastike e të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Në Maqedoninë e Veriut është rritur në mënyrë drastike numri i të prekurve nga koronavirusi. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 raste të reja të infeksionit.

Numri më i madh i tyre është nga Shkupi -26, ndërsa të infektuar ka edhe në qytetet tjera: Kumanovë-6, Shtip-7, Tetovë-9, Strugë-2, Veles-1 dhe 1 në Koçanë.

Ndërkohë që janë shëruar 30, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 pacientë dhe atë 2 nga Shkupi, një nga Velesi dhe një nga Tetova./Gazeta Sinjali/