image Rritje 100%, Amir Rrahmanit i ngritët çmimi pas paraqitjeve të mira

Futboll

Çmimi/ Rritje 100%, Amir Rrahmanit i ngritët çmimi pas paraqitjeve të mira

news image

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani është duke kaluar sezonin e jetës tek skuadra e Hellas Veronës.

Paraqitjet e mira bën që gjiganti italian, Napoli të nënshkruajnë me të dhe Rrahmani do të jetë pjesë e tyre që nga sezoni i ardhshëm.

Përveç transferimit tek një ekip më i madh, Rrahmanit i është ngritur çmimi në ueb faqen e transferimeve ‘Transfermarket’.

Kosovari nga 6 milionë euro sa ka kushtuar, tashmë ai vlerësohet 12 milionë euro nga ‘Transfermarket’.

Tek kombëtarja e Kosovës, vetëm Milot Rashica është më i shtrenjtë./Gazeta Sinjali/