image Rritja enorme e rasteve me COVID-19/ SHBA-ja e futë Kosovën në listë të zezë

Kosovë

Rritja enorme e rasteve me COVID-19/ SHBA-ja e futë Kosovën në listë të zezë

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë pas rritjes enorme të rasteve të reja me COVID-19 si rezultat i shpërndarjes së variantit Delta.

Njëkohësisht ata kanë sugjeruar shtetasit amerikan të mos ia mësyjnë Kosovës.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka marrë këtë vendim duke qenë se në 28 ditët e fundit, Kosova ka pasur më shumë se 500 raste të infektimit për 100 mijë banorë.

Mediumi amerikan “The New York Times” shkruan se shtetasit amerikan udhëzohen që të shmangin udhëtimin drejt këtyre vendeve, ose të paktën sugjerohen që të jenë të vaksinuar nëse duan të shkojnë në ndonjë prej tyre.

 “Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka bërë një përditësim të këshillave shëndetësore, duke konstatuar se udhëtimi në 6 shtete është në nivel “tepër të lartë” të rrezikshmërisë, bazuar në rritjen rapide të rasteve të reja dhe shpërndarjes së variantit Delta. Sygjerohet që njerëzit të shmangin udhëtimin në këto shtete, ose nëse shkojnë të vaksinohen paraprakisht. Këto gjashtë shtete janë: Haiti, Kosova, Libani, Maroku, Bahahmet dhe St. Martin- të gjitha kanë më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit, duke bërë që CDC-ja ti vendos në kategorinë me rrezikshmëri më të lartë”, shkruan The New York Times.

/Gazeta Sinjali/