image Rritja e rasteve me koronavirus - Italia ashpërson masat

Evropë

Rritja e rasteve me koronavirus – Italia ashpërson masat

news image

Italia ka ashpërsuar masat kufizuese në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve në dy ditët e fundit.

Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se masat ishin të nevojshme për të shmangur një mbyllje tjetër totale të vendit.

“Ne nuk mund të humbim kohë. Duhet të vendosim masa në mënyrë që të shmangim një mbyllje totale të vendit që mund ta godasë rëndë ekonominë. Qeveria është këtu, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, ka thënë Conte në një adresim televiziv gjatë mbrëmjes së të dielës.

Kryetarët e komunave duhet të mbyllin vendet publike pas orës 21:00, derisa edhe orari i hapjes së restoranteve dhe numri i njerëzve që mund të qëndrojnë aty do të ndryshojë.

Ashpërsimi i masave erdhi pasi Italia regjistroi shifër rekorde të rasteve të reja me COVID-19 për dy ditë radhazi. Të dielën u konfirmuan 11,705 raste të reja duke e thyer rekordin e zi të së shtunës, ku ishin regjistruar 10,925 raste.

Italia ishte shteti evropian që u godit më së keqi nga pandemia – me 414,000 raste të konfirmuara dhe 36,500 vdekje. /Gazeta Sinjali/