image Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, reagon Ambasada Amerikane

Kosovë

Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, reagon Ambasada Amerikane

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, përmes një postimi në Twitter, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që ta vendosin maskën, ta mbajnë distancën dhe t’i pastrojnë duart, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe të tjerët.

“Ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, mbani mend 3 hapat e shëndetshëm, të përditshëm, për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj: Vendosni një maskë, mbani distancën dhe pastroni duart. Ju mund të ngadalësoni përhapjen e COVID-19”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndërkohë, dje u konfirmuan 661 raste të reja dhe gjashtë viktima me COVID-19 në Kosovë. /Gazeta Sinjali/