Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Pavarësia” në Prishtinë, të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.
Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it.
IKSHPK ka bërë testimin e nxënësve dhe mesimdhënësve në këtë shkollë, e cila ka afërsisht 631 nxënës dhe 75 mësimdhënës. Nga nxënësit e testuar, katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë, gjithashtu një mësimdhënës ka rezultuar me COVID-19 pozitiv.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/