image Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë redukton numrin e termineve për viza

Kosovë

Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë redukton numrin e termineve për viza

news image

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza.

Sipas njoftimit të kësaj ambasade, vendimi për reduktimin e termineve është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe variantit Omicron.

Ambasada nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo shtyhen.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm.  Nuk mund të përjashtohet mundesia  që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës./GazetaSinjali/