image Rritja e rasteve me COVID-19, 3 shkolla të Vitisë kalojnë në mësimin online - Sinjali

Rritja e rasteve me COVID-19, 3 shkolla të Vitisë kalojnë në mësimin online

news image

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka njoftuar se tri shkolla të kësaj komune do të kalojnë në skenarin C, mësim online, raporton Gazeta Sinjali.

“Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:

1. SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti
2. SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc
3. SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan,

nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it“, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Ndërkaq, është bërë e ditur se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do të vazhdojë procesi i testimit edhe gjatë javës.

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit ka apeluar që të respektohen rregullat për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe personelit arsimor./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin