Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës. Prej 1.59 centë për një litër, sot çmimi është rritur në 1.69 centë për litër.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku thuhet se paralajmërimet e rritjes lënë hapësirë për dyshime.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.”