Qeveria franceze ka njoftuar se do t’u japë nga 100 euro për çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
“Kompensimi i inflacionit” do të jepet për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin makinën apo ngasin motor.
Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e bizneseve në fund të dhjetorit.
Gjithsej 38 milionë francezë do të përfitojnë nga pagesa, pavarësisht nëse kanë apo jo makinë, raportojnë mediat e huaja.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë në fillim të vitit 2022.
Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.
Me rritjen e çmimeve të energjisë në mbarë botën, çmimi i naftës në Francë është rritur me 29 për qind këtë vit, duke arritur një rekord prej 1,5583 euro për litër të dielën.
Çmimi i benzinës pa plumb është rritur me 25 për qind gjatë 12 muajve të fundit, rritja më e madhe në një dekadë.
Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë të COVID-19./GazetaSinjali/