image Rritja e çmimeve, BSPK kërkon inicim të rritjes së pagës minimale

Kosovë

Rritja e çmimeve, BSPK kërkon inicim të rritjes së pagës minimale

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë, duke kërkuar që të iniciohet rritja e pagës minimale.  

Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Atdhe Hykollit, rritja e çmimeve e rëndon edhe më tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend.

 “Si kryetar i BSPK-së, dhe njëkohësisht si kryesues i Këshillit ekonomik-social e ftoj publikisht qeverinë që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë në mënyra që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm. Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend”, tha ai përmes një komunikate.

Sipas tij, BSPK mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend./GazetaSinjali/