image Rritja e çmimeve/ AAK do të iniciojë debat parlamentar

Politikë

Rritja e çmimeve/ AAK do të iniciojë debat parlamentar

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur konferencë për media për nesër në orën 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj partie, arsyeja e thirrjes së kësaj konference ka të bëjë me ngritjen e çmimeve të produkteve esenciale, çështje për të cilën kjo parti do të iniciojë debat parlamentar.

“Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference është inicimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me rritjen enorme të çmimeve në vendin tonë”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/