image Rritja e buxhetit për Skënderaj/ Jashari - Haradinajt: Faleminderit gjeneral

Kosovë

Rritja e buxhetit për Skënderaj/ Jashari – Haradinajt: Faleminderit gjeneral

news image

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka përkrahur kërkesën e kryetarit të Skënderajt, Bekim Jasharit për rritjet e buxhetit për këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë vendim të AAK-së e ka publikuar në Facebook shefi i Grupit Parlamentar, Daut Haradinaj.

“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amandamentin që ka te bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, në këtë postim ai është falënderuar nga Jashari, i cili e quajti gjeneral.

“Faleminderit shumë i nderuar Gjeneral Daut Haradinaj. Faleminderit Grupi Parlamentar i AAK-së për përkrahjen. Faleminderit të gjithë Deputetëve që nesër do mbështesin kërkesat e qytetarëve të Skënderajt”, komentoi Jashari.

I pari i Skënderajt përmes një postimi në Facebook gjatë ditës së sotme ka kërkuar që deputetët ta përkrahin nesër amendamentin që parashohin përfshirjen e projekteve të komunës që udhëheq ai në buxhetin e vitit 2021, pasi që sipas tij këtë përkrahje s’e mori nga ministrat./Gazeta Sinjali/