Menjëherë pas mbylljes se qendrave të votimit ka nisur edhe numërimi i votave. Deri në orën 21:00 janë numëruar rreth 35% e votave.
Deri në këtë moment, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 64,521 vota dhe është e para.
Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 59,492 vota, ndërsa në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 57,717 vota.
Në vendin e katërt është koalicioni AAK-PSD me 33,225 vota.
Lista Serbe ka marrë 13,994 vota, ndërsa subjektet e tjera së bashku 25,242 vota.