image Rritet numri, konfirmohen 169 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Rritet numri, konfirmohen 169 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 169 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/