image Rritet numri i viktimave nga sulmi në Mykolajiv

Botë

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Mykolajiv

news image

Zyrtarët ukrainas thanë se ka arritur në 33 numri i viktimave nga sulmi me raketa më 29 mars ndaj ndërtesës administrative në Mikolajiv. Ndërkaq, 34 të tjerë janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar nën rrënoja për trupa të tjerë, tha shërbimi emergjent ukrainas.

Nga sulmi rus është krijuar një vrimë në mes të zyrës qeveritare në Mykolajiv, raporton REL.

Guvernatori, Vitaliy Kim, zyra e të cilit ishte në këtë ndërtesë, tha se nuk ishte në vendin e punës në momentin e sulmit.

/GazetaSinjali/