image Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni

Rajon

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 41 viktima dhe 1 mijë e 22 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 680 persona kurse numri i rasteve aktive me koronavirus është 21 mijë e 519.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 60 mijë e 723 raste me COVID-19, prej të cilëve 37 mijë e 505 janë shëruar kurse kanë vdekur 1 mijë e 699 persona.

/Gazeta Sinjali/