image Rritet numri i viktimave në Beirut, SHBA nuk beson se ishte shpërthim aksidental

Botë

Rritet numri i viktimave në Beirut, SHBA nuk beson se ishte shpërthim aksidental

news image

Është rritur në mbi 100 numri i viktimave nga shpërthimi i së martës në portin e Beirutit.

Kryqi i Kuq i Libanit ka deklaruar se edhe numri i të plagosurve është rritur në rreth 4 mijë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Libanez, George Kettneh tha se numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet.

Krejt këtë situatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk po e shohin thjesht si shpërthim aksidental. Zyrtarët ushtarakë amerikanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm, transmeton Gazeta Sinjali.

Presidenti amerikan, Donald Trump foli për këtë, duke konfirmuar dyshimet për shpërthimin tragjik.

“Kam takuar gjeneralët tanë dhe duket se nuk është një aksident industrial. Sipas tyre, duket se është një sulm, një bombë e një lloji tjetër”, shpjegoi Trump duke shtuar se SHBA do të ndihmojnë Libanin.

Një zyrtar i mbrojtjes civile tha se ata janë ende në kërkim të rreth 100 njerëzve të zhdukur nën rrënoja, veçanërisht në afërsi të portit të Bejrutit. /Gazeta Sinjali