image Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëri

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me koronavirus.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit është ulur numri i rasteve të reja, ku nga 812 testime janë konfirmuar pozitivë 93 persona.

Po ashtu në 24 orët e fundit ka pasur rekord të shëruarish, bëhet fjalë për 227 persona të shëruar nga COVID-19. /Gazeta Sinjali/