image Rritet numri i të infektuarve që po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, kjo është gjendja e tyre

Shëndetësi

Rritet numri i të infektuarve që po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, kjo është gjendja e tyre

news image

Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë publikuar raportin për gjendjen e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të atyre që janë të shtrirë nëpër klinikat e QUKUK-së dhe spitaleve rajonale, e që dyshohet se janë të infektuar.

Në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale po trajtohen 541 pacientë, 291 prej tyre të konfirmuar me koronavirus.

Në klinikat e QKUK-së po trajtohen 246 pacientë. 109 nga ta po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

Aktualisht, 16 të infektuar me koronavirus në gjithë vendin janë në gjendje më të rëndë, pasi që po trajtohen me respiratorë dhe tubues.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale. /Gazeta Sinjali