Autoritetet e Koresë Jugore ka njoftuar se numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 433, transmeton Gazeta Sinjali.
Besohet që shumica e këtyre personave janë infektuar nga një grua që mori pjesë në një meshë në qytetin Daegu.
Numri i vdekjeve në Kinë ka shkuar në 2345, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në më shumë se 76 mijë.
Pavarësisht se po raportohet për rënie së rasteve të reja në Kinë, virusi po vazhdon të përhapet në vendet e tjera, përfshirë edhe Italinë, ku sot u regjistrua vdekja e parë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se situata mund të dalë nga kontrolli, nëse nuk merren masat e nevojshme./Gazeta Sinjali/