Shtatë ditë pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani ishte në zero, ai tejkaloi në 188, nga 157 sa ishin gjatë ditës paraprake. Lajmin e ka konfirmuar Instituti “Robert Koch”.
Trembëdhjetë nga 16 rajonet federale të Gjermanisë tashmë janë përfshirë nga virusi i ri. Sidoqoftë, rajoni më i goditur është Rhine-Westphalia.
Gjermania ende nuk ka raportuar për ndonjë rast fatal të koronavirusit, por disa persona ndodhen në gjendje të rëndë.
Koronavirusi tashmë është përhapur edhe në pjesët e tjera të Evropës. Së fundi, dy rastet e para u konfirmuan edhe në Portugali.
Sidoqoftë, vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë është Italia me më shumë se dy mijë persona të infektuar dhe rreth 52 të vdekur, shkruan “BBC”.
Ministri i financave, Olaf Scholz, tha të dielën se Gjermania do të duhej të ofrojë pako nxitëse ekonomike, nëse përhapja e koronavirusit shkakton krizë botërore në sektorin e ekonomisë./GazetaSinjali/