image Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Korenë e Jugut

Botë

Botë/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Korenë e Jugut

news image

Në Korenë e Jugut është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus.

Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, sot janë shënuar 52 raste të reja, gjersa gjatë ditës së djeshme ishin raportuar 53 persona të infektuar.

Kryeministri, Chung Sye-kyun e ka cilësuar situatën si “emergjente”, teksa dy qytete jugore Daegu dhe Ceongdo u shpallën si “zona të kujdesit special”.

Ushtria po ashtu është izoluar, pasi disa pjesëtarë të saj dolën pozitivë.

Ky vend, në total, ka 156 raste me koronavirus, që e bën atë zonën më të prekur jashtë Kinës./Gazeta Sinjali/