image Rritet numri i të infektuarve, 148 raste të reja brenda 24 orëve me COVID-19

Shëndetësi

Rritet numri i të infektuarve, 148 raste të reja brenda 24 orëve me COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se nga 1.028 mostra të testuara, 148 kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, Zemaj në Facebook ka njoftuar dhe për masat e reja antiCOVID-19.

“Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera”, shkroi ai.

Ministri Zemaj apelon që disiplina, maska, distanca dhe higjiena të zbatohen në mënyrë rigoroze. /Gazeta Sinjali/