Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime, nga të cilat 289 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, kanë ndërruar jetë edhe 4 persona, duke e arritur numrin në 443 gjithsej që kanë humbur betejën me virusin.
Aktualisht, në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. /Gazeta Sinjali/