image Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se aktualisht në Kosovë janë 13 mijë e 168 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 135 mijë e 969 testime për koronavirus, prej të cilave 36 mijë e 253 kanë rezultuar pozitivë, kurse 948 persona kanë vdekur.

IKSHPK po ashtu njoftoi se në bilancin e fundit janë shënuar edhe nëntë vdekje dhe janë regjistruar 704 raste të reja me koronavirus, ndërsa 391 persona janë shëruar nga ky virus./Gazeta Sinjali/