image Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Si dhe në trajtim janë edhe 22 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Ndërkohë dje SHSKUK pati njoftuar se vetëm 6 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient; 

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;

Spitali i Pejës, 4 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin