image Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

news image

130 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë se 3 pacientë janë në respiratorë dhe 105 të tjerë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga COVID-19 janë prekur edhe personeli shëndetësorë në këtë spital. Janë 28 punëtorë të personelit shëndetësorë që janë infektuar me virusin SARS CoV2. Bëhet fjalë për infektimin e 110 mjekëve, 10 infermierëve dhe 8 punëtorëve të shërbimit teknik.

Ndërkohë që raportohet edhe për shërimin e 10 pacientëve të infektuar me këtë virus.

10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 105 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 10 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje është shprehur se ka një stabilitet sa i përket lakores së koronavirusit, duke theksuar tutje se personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

/Gazeta Sinjali/