Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen e pacientëve me COVID dhe postCOVID në spitale, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas ShSKUK-së, gjithsej janë 196 pacientë të hospitalizuar që janë me koronavirus.
Më së shumti pacientë ka në spitalin e Gjakovës dhe Mitrovicës, ku janë nga 20 pacientë duke u trajtuar.
Ndërsa në Klinikën Infektive në QKUK janë 78 pacientë.