image Rritet numri i nxënësve që u helmuan në shkollë

Rajon

Shqipëri/ Rritet numri i nxënësve që u helmuan në shkollë

news image

Është rritur sërish në mbrëmje numri i fëmijëve me shenja helmimi që janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Bëhet fjalë për fëmijët e shkollës se mesme të bashkuar, “Adem Haxhia”, në fshatin Postribë.

Top Channel raporton se 16 fëmijë janë paraqitur pasdite, disa prej rasteve kane qenë të përsëritura. Fëmijët kanë marrë një herë mjekim, por janë rikthyer në spital pasi janë ndjerë sërish keq.

Gjashtë prej tyre janë mbajtur të shtruar pranë spitalit rajonal Shkodër.

Menjëherë pas përfundimit të mësimit, në mesditë, nxënësit kanë patur dhimbje barku dhe të vjella, që sipas bluzave të bardha janë simptoma intoksifikimi, por kjo nuk pranohet nga drejtuesit e shkollës.

Janë prindërit ata të cilët akuzojnë se brenda rrethimit të shkollës ndodhet një fast-food ku fëmijët, ushqehen thuajse çdo ditë por sot ai është mbyllur.

Inspektorët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër morën kampionet e analizave por përjashtojnë mundësinë e helmimit nga uji, pasi sipas tyre, numri i të sëmurëve do të ishte shumë me i madh.