image Rritet numri i kosovarëve në bregdetin kroat

Kosovë

Kroaci/ Rritet numri i kosovarëve në bregdetin kroat

news image

Sivjet, është shtuar numri i turistëve kosovarë që i kanë kaluar pushimet në bregdetin kroat.

Sipas të dhënave të Bordit Kombëtar të Turistëve Kroatë, turistët nga Kosova sivjet kanë shpenzuar 46% më shumë ditë në Kroaci krahasuar me vitin e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.  

Në statistikat e këtij autoriteti shtetëror kroat thuhet se është interesant që po rritet numri i qëndrimit të turistëve nga mjedisi i Evropës Jugore dhe Mesdheut.

Shqipëria prin me numrin e turisteve nga kjo pjesë me 67 përqind krahasuar me vitin e kaluar pastaj Kosova me 47 përqind më shumë sesa në vitin 2018 dhe Tunizia 39.2 për tu pasuar me Greqinë e Maqedoninë, shkruajnë mediet kroate, shkruan tportal.hr, raporton Gazeta Sinjali.

Portali kroat tportal.hr njofton se në përgjithësi turistët gjermanë mbajnë ende epërsinë në tregun kroat, të ndjekur nga sllovenët dhe austriakët. Numri i turistëve është rritur për një përqind në krahasim me vitin 2018, tregojnë të dhënat nga Bordi Kombëtar i Turistëve Kroatë. /Gazeta Sinjali/