image Rritet numri i vdekjeve nën rrënoja, nxjerren të tjerë trupa të pajetë

Rajon

Durrës/ Rritet numri i vdekjeve nën rrënoja, nxjerren të tjerë trupa të pajetë

news image

Është rritur përsëri bilanci i viktimave të tërmetit tragjik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se janë nxjerrë edhe disa trupa të pajetë të familjes Lala nga gërmadhat e vilës së tyre në zonën e ish-Kënetës.

Numri i viktimave të tragjedisë ka shkuar në 46, teksa para pak çastesh edhe një fëmijë 6-vjeçar është nxjerrë pa jetë nga rrënojat, shkruan Gazeta Sinjali.

Po 45 është numri i personave të shpëtuar, ndërkaq mbi 750 persona kanë mbetur të lënduar.

Në të njëjtin vend ku është gjetur viktima e fundit, dyshohet të jetë edhe një anëtar i familjes Lala.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës. /Gazeta Sinjali/