image Rritet numri i inspektorëve të punës

Kosovë

Rritet numri i inspektorëve të punës

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se numri i inspektorëve të punës është rritur në 60, nga 22 sa ishte.

Murati tha se është bërë gati trefishim i numrit, duke premtuar se numri inspektorëve do të rritet.

“Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin. Vazhdojmë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

/GazetaSinjali/