image Rritet numri i infeksioneve me koronavirus në Maqedoni, 120 raste të reja në 24 orë

Rajon

Rritet numri i infeksioneve me koronavirus në Maqedoni, 120 raste të reja në 24 orë

news image

Në Maqedoninë e Veriut sot janë regjistruar 120 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 953 testime, dhe aktualisht ka pothuajse 850 raste aktive.

Nga 953 testimet e bëra, pozitiv kanë rezultuar: 67 persona nga Shkupi, 19 nga Kumanova, 16 nga Shtipi, 9 nga Tetova, 4 nga Prilepi, 2 nga Velesi, dhe nga një në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.

Dy persona kanë ndërruar jetë, njëri në Klinikën e sëmundjes infektive dhe tjetri në spitalin “8 Shtatori”. Deri më tani, 147 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi atje. 24 orët e fundit, 16 pacientë u shëruan./Gazeta Sinjali/