image Rritet në 70 numri i të vdekurve nga tornado në ShBA

Botë

Rritet në 70 numri i të vdekurve nga tornado në ShBA

news image

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më shumë se 70 njerëz mbetën të vdekur nga tornadot.

Ai tha se kjo shifër mund të rritet në më shumë se 100 derisa tornadot që goditën vendin i quajti si më të këqijat në histori.

Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.

Beshear ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, raporton BBC.

Më shumë se 100 persona ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornadoja goditi, tha ai.

Scene of Kentucky train derailment

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden shkroi në Twitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes.

Interior of tornado-damaged Emmanuel Baptist church in Mayfield, Kentucky

“Të humbasësh të dashurit në një stuhi si kjo është një tragjedi e paimagjinueshme. Ne po punojmë me guvernatorët për t’u siguruar që ata të kenë atë që u nevojitet ndërsa kërkimi për të mbijetuarit dhe vlerësimet e dëmeve vazhdojnë”./GazetaSinjali/