image Rritet në 1441 numri i viktimave në Itali, mbi 21 mijë të infektuar

Botë

Botë/ Rritet në 1441 numri i viktimave në Itali, mbi 21 mijë të infektuar

news image

Vazhdon të shënojë rritje niveli i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Itali. Numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka shkuar në 1441, ndërsa numri i të infektuar në 21 157.

Por ka shënuar rritje dhe numri i pacientëve  që janë shëruar nga kjo pandemi dhe që deri më sot ka shkuar në 1966 persona.

Numri i pacientëve të kuruar në terapi intensive është 1518, ndërsa numri i personave të kuruar në struktura spitalore është 7860.

17 750 pacientë të tjerë po kurohen në kushte shtëpie.

11 685 pacientë me koronavisur banojnë në rajonin e Lombardisë  ku deri më sot janë shënuar 966 viktima.

Pas Lombardisë rajoni i Emilia Romagnas ka numrin më të lartë me 241 viktima me koronavirus.

Numri më i lartë i pacientëve të shëruar është po në rajonin e Lombardisë me 1660 persona, e më pas rajoni i Venetos me 106 të shëruar.

Pozitiv janë të dhënat në rajonin e Bazilikatës ku gjatë 24 orëve të fundit nuk persona të tjerë të infektuar e shënohen si dje 10 pacientë pozitivë me koronavisur

Rajonet Sardegna, Calabria, Molise e Basilicata dhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka regjistruar asnjë viktimë me koronavirus.

Nga 21 157 raste me koronavirus në Itali heqim numrin e viktimave dhe të personave të shëruar, rezulton se deri më sot në Itali janë 17750 persona pozitiv nga virusi.

Deri më sot në Itali janë kryer 109 170 tampone ne nivel kombëtar. /Gazeta Sinjali/