Të hënën do të protestohet, duke filluar nga ora 13:00, para zyrave të KEDS-it për reduktimet e rrymës me të cilat po përballen qytetarët në Kosovë.
Për këtë protestë të organizuar nën parullën “Rrymë pa reduktime”, deri më tani 364 persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë, derisa afër 900 të tjerë janë shprehur të interesuar.
Qeveria e Kosovës dje ka vendosur masa të emergjencës në furnizim të energjisë, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Sipas vendimit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.