Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Marokun mëngjesin e kësaj të shtune, ku deri më tani raportohet për mbi 1000 viktima, teksa ende nuk dihet për numrin e personave të mbetur nën rrënoja.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin duke shprehur edhe gatishmërinë për të ofruar ndihmë.
Të paktën 1,305 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi Marokun, tha të shtunën transmetuesi shtetëror Al Aoula, shkruan CNN.
Numri i të lënduarve ka arritur në 1,832, duke përfshirë 1,220 të cilët janë në gjendje kritike, sipas Al Aoula, e cila citon ministrinë e Brendshme.
Ndërsa, Pallati Mbretëror ka bërë të ditur se Maroku ka vendosur të mbajë tri ditë zie.