Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se kryerja e Haxhit për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro.
“Ju njoftojmë se, duke analizuar të gjitha çmime e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite, aviotransportit e të tjera, çmimi për një haxhi këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro” – thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Ndryshe, vitin e kaluar haxhillëku kushtoi 5 mijë e 700.