image Rritet çmimi i maskave në Kosovë për shkak të koronavirusit – reagon AKK-ja

Kosovë

Shëndetësi/ Rritet çmimi i maskave në Kosovë për shkak të koronavirusit – reagon AKK-ja

news image

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka reaguar pas lajmeve për ngritjen e çmimit të maskave në vend.

Prestreshi ka shkruar në Facebook se koncepti i rritjes së çmimit kur rritet kërkesa është kur furnizimi është konstant apo i njëjtë.

“Nëse furnizimi është konstant apo i njëjtë një kërkesë e lartë lejon që të jetë një çmim më i lartë. Një rritje e kërkesës do të krijojë një rritje të çmimeve nëse furnizimi është afër konstantës.(MIKRO)”, thotë ai, teksa ka paralajmëruar se nëse furnizuesit e maskave janë marrë vesh për ngritje të çmimit, atëherë do të fillojnë hetimet.

“Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëherë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni. Fiksimi i çmimit, ua pa-mundëson konsumtarëve që të bëjnë përzgjedhjen e produktit sipas preferencave, gjithashtu ky lloj fiksimi nga këndvështrimi i politikave të konkurrencës konsiderohet “Kartel”, e që është një ndër format më të rënda të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka shkruar Prestreshi.