image Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, lirohet pak orizi

Sociale

Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, lirohet pak orizi

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë në pesë ditët e fundit.

Të dhënat e nxjerra janë nga data 21 deri me 25 shtator.

Çmimet në përgjithësi janë të njëjta, por në disa artikuj vërehet një rënie e çmimeve e në disa ngritje e tyre.

Derisa orizi me datën 21 shtator ishte 1.33 euro, sot ai kushton 1.26 euro. Makaronat ishin 0.89 euro, tani janë 0.94 euro. Jogurti ishte 1.31 euro, sot është 1.34 euro. Kafe e bluar, 500 gram ishte 6.33, sot është 6.54 euro. Nafta ishte 1.58 euro litra, sot kushton 1.60 euro, ndërsa benzina ishte 1.35, sot është 1.34.

Ndërsa në artikujt tjerë nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e çmimeve në pesë ditët e fundit.

/GazetaSinjali/