image Rritet çmimi i bukës, sheqerit, ilaçeve dhe kafesë në Kosovë

Kosovë

Konsumi/ Rritet çmimi i bukës, sheqerit, ilaçeve dhe kafesë në Kosovë

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin mars 2020.

Sipas këtyre statistikave indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7% në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it

Kjo është komunikata e plotë:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2020, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin mars 2020 krahasuar me muajin shkurt 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal

(-6.4%) – (rënie e çmim eve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.5%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.2%); mish (0.4%); pemë (7.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); pije alkoolike (2.1%); veshje (2.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.4%) në IHÇK. Si dhe, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, pa ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2020 me muajin mars 2019, ishte 0.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.7% në muajin mars 2020, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.0%); mish (2.9%); qumësht, djath ë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyrëra (2.5%); pemë (13.0%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.4%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (4.2%); kafe, çaj dhe kakao (10.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.4%); drunj për ngrohje, enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (2.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4.7%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3.6%); shërbime ambulatore (6.1%); blerje e automjeteve (1.7%); shërbime hoteliere (2.5%); gjëra personale (4.2%); sigurime (19.2%); sigurim i automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-13.7%); veshje (-0.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-7.5%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime të transportit (-2.7%) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1 për qind) në IHÇK. Si dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupeve pa ndonjë ndikim në IHÇK.