image Rritet çmimi i bukës në Pejë

Sociale

Rritet çmimi i bukës në Pejë

news image

Po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një nga këto produkte është edhe buka. Në disa furra në komunën e Pejës është marrë vendim që nga sot të rritet çmimi i bukës.

Nga 40 cent sa ka qenë, qytetarët në këtë komunë do të duhet të paguajnë 50 cent për një bukë.

Ndërsa, përveç bukës është rritur edhe çmimi i byrekëve, i kafës e i rakisë.

Një byrek do të kushtojë 1 euro në Pejë, ndërsa një kafe 70 cent.

/GazetaSinjali/