image “M’u derdh kafja…”/ Si e mori vesh Majlinda për ofertën 3 milionëshe?

Sporte Luftarake

“M’u derdh kafja…”/ Si e mori vesh Majlinda për ofertën 3 milionëshe?

news image

Driton Kuka ka thënë se Majlinda Kelmendi, disa vite para Lojërave Olimpike, ku xhudistja kosovare mori të Artën, kishte ofertë për të ndërruar shtetësinë.

Kuka zbuloi se Kazakistani ishte i gatshëm të japë 3 milionë euro në arkën e Majlinda Kelmendit.

Por, pa u menduar dy herë Kuka refuzoi atë ofertë bashkë me Majlindën, por kjo e fundit zbuloi në Pressing se për një kohë të gjatë se kishte ditur shumën.

Ajo e kishte marrë vesh këtë nga shoqëria.

Qysh moj i refuzove tre milionë euro? Isha tu pik kafe dhe mu derdh, thash sa!!!?”, u shpreh Majlinda në t7.

Ajo me shumë krenari, thotë se kurrë nuk është pishman që refuzoi milionat për të garuar për vendin e saj, që e ka bërë krenar me medalje të shumta të arta.

Kurrë s’jam kanë pishman për atë ofertë, dhe s’besoj se do të bëhem ndonjëherë në jetë. E kam ditë që Kazakistani e ka bërë këtë ofertë”.

Ajo tregoi se tjetri shtet është munduar ta marrë në radhën e saj është Azerbajxhani.

“Më vështirë e kam pasur kur kam pasur ofertë nga Azerbajxhani, sepse ekonomikisht kemi qenë shumë keq familjarisht. Mami më ka bërë presion me pranu atë ofertë, më shumë që mos të zhdukem si sportiste sepse s’kisha të ardhura. Ditë pas dite, menduam dhe vendosëm që do të mbesim në Kosovë pavarësisht ofertave. Unë e di që tre milionë euro s’do t’i marrë kurrë këtu, por s’jam pishman aspak për mënyrën se si më respektojnë njerëzit, kjo nuk blihet”.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë organizoi një ceremoni shtetërore, ku u dekorua me urdhrin “Shotë Galica”. 

/Gazeta Sinjali Sporti/