Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Fondacionit Gimbe, numri i pjesëtarëve të personelit mjekësor që janë infektuar me koronavirus në Itani ka shkuar në 2 mijë e 629 ose 8.3 për qind e të gjitha rasteve.
Rezultatet e këtij hulumtimi u publikuan të mërkurën nga kryetari i fondacionit, Nino Cartabellotta, përmes rrjetit social, Twitter.
“Numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar është i lartë”, tha Cartabellotta për agjencinë e lajmeve, ANSA. Ai shtoi se shifra prej 8.3 për qind e rasteve të përgjithshme është më shumë se dyfishi i mjekëve të infektuar në Kinë, në krahasim me shifrën e përgjithshme të të infektuarve atje.
Ndryshe, Italia është epiqendra e koronavirusit në Evropë, pasi që deri të martën në këtë shtet kanë vdekur rreth 2 mijë e 503 persona, ndërsa janë infektuar mbi 26 mijë të tjerë.
Në tërë globin, numri i të vdekurve nga virusi vdekjeprurës korona ka shkuar në mbi 8 mijë, ndërkaq i atyre të infektuar në mbi 200 mijë./GazetaSinjali/