image Rriten tensionet Serbi-Rusi

Botë

Rriten tensionet Serbi-Rusi

news image

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që për gjashtë muajt e ardhshëm, të anulojë të gjitha ushtrimet ushtarake të Ushtrisë së saj me partnerët e jashtëm, raporton gazeta serbe Politika, transmeton Gazeta Sinjali.

Lidhur me anulimin është prononcuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili është munduar që vendimin e qeverisë serbe, për anulimin e ushtrimeve ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, të njohura si ”Vëllazëria Sllave”, ta arsyetojë me “presionin e madh të Bashkimit Evropian”.

Vulin ka thënë se “presioni nga BE ka qenë aq i madh, sa në rast se nuk do të anuloheshin ushtrimet ushtarake, ishte kërkuar edhe ndërprerja e procesit të integrimeve evropiane të Serbisë”.

Si pasojë e kësaj, Serbia ka vendosur që për gjashtë muajt e ardhshëm, t’i ndërpresë të gjitha ushtrimet e përbashkëta ushtarake, si me Rusinë ashtu edhe me SHBA-të, Kinën dhe shtetet e BE-së.

Ushtrimet tradicionale ushtarake “Vëllazëria Sllave 2020”, këtë vit ishin paraparë të mbaheshin në Bjellorusi, ku forcat e armatosura të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, do të zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake nga 10 deri më 15 shtator. /Gazeta Sinjali/