image Rriten rastet me koronavirus, Shangai mbyll shkollat dhe kopshtet

Botë

Rriten rastet me koronavirus, Shangai mbyll shkollat dhe kopshtet

news image

Heqja e masave kundër koronavirusit në Kinë në fillim të dhjetorit, ka sjellë tashmë një rritje të rasteve, ndërsa modelet tregojnë se numri i vdekjeve në vitin 2023 mund të arrijë në një milion.

Nga e hëna, shumica e shkollave dhe kopshteve në Shangai do të mbyllen, me mësimet që do të vazhdojnë vetëm nga distanca. 

Kjo do të thotë se shkollat ​​do të jenë të mbyllura të paktën deri më 18 janar, kur fillon festa e Vitit të Ri Kinez.

Që nga fillimi i dhjetorit, Kina ka hequr pothuajse plotësisht masat jashtëzakonisht të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ishin vendosur që nga fillimi i vitit 2020. Megjithatë, ndryshimet në mënyrën se si bëhen testet dhe si regjistrohen të dhënat e bëjnë të vështirë për këdo që të vlerësojë sa është përhapur koronavirusi në Kinë.

Me shpërthimin dhe rritjen e numrit të rasteve në qytete, rrugët janë zbrazur raporton BBC , qytete të tëra janë të zbrazura nga njerëz, kjo sepse shumë janë të sëmurë dhe qëndrojnë në shtëpi ose nuk duan të dalin dhe të kapin virusin.

/GazetaSinjali/