Zvicra ka shtyrë zbatimin e planeve për lehtësim të masave kufizuese antiCOVID, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Shteti zviceran kishte planifikuar që nga e hëna t’i lejonte organizimet në mjedise të hapura, si ndeshjet e futbollit dhe koncertet me më së shumti 150 shikues.
“Rreziku për rritje të pakontrolluar të numrit të rasteve tash për tash është shumë i lartë për të lejuar lehtësime të mëtejme, sepse numri i rasteve është rritur përsëri që nga fundi i shkurtit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e qeverisë zvicerane.
Numri i rasteve të koronavirusit në Zvicër dhe Lihtenshtajn është rritur ditëve të fundit. Të enjten u regjistruan 1 mijë e 750 raste për 24 orë, shumë më shumë se mesatarja ditore prej 1mijë e 285 rasteve që është shënuar në shtatë ditët e fundit./Gazeta Sinjali/